Shkodër/ Detaje të reja nga vrasja e mjeshtrit të bravave,arsyeja

Shkodër/ Detaje të reja nga vrasja e mjeshtrit të bravave,arsyeja

179
0
Shares

Vrasja e djeshme në Shkodër  mendohet se mund të jetë një hakmarrje për ngjarje të ndodhura para shumë viteve ku ka dyshime se kanë qenë të përfshirë të afërm të shtetasit Mehdi Kavaja.Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e e shtetasit Mehdi Kavaja një ditë më parë në Shkodër.

60-vjeçari Mehdi Kavaja u gjetur pa shenja jete ne punishten e tij në lagjen Tophane të Shkodrës ku ai bënte riparime bravash të automjeteve.Ishin familjarët që gjetën 60 vjeçarin e pajetë në punishten e tij rreth orës 15.30, të cilët njoftuan edhe policinë. Efektivë të kësaj të fundit bënë transportimin e trupit me anë të ambulancës në spitalin e Shkodrës. Ai njihej si person pa konflikte.

Fillimisht u mendua se 60-vjeçari ka patur një hemorragji, por vetëm pas një ore mjekët pas ekspertizës të bërë kanë arritur të shohin një vrimë në kokën e tij si dhe një plumb në thellësi të kokës.

Që në momentet e para policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet mbi këtë vrasje të ndodhur në rrethana misterioze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY