VIDEO/ Ministrja Kumbaro bojkoton ballafaqimin me aktorët, Ndrenika me artistë Letër të...

VIDEO/ Ministrja Kumbaro bojkoton ballafaqimin me aktorët, Ndrenika me artistë Letër të Hapur Presidentit

101
0
Shares

Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias ka pritur artistët e Teatrit Kombëtar, emrat më të spikatur të tij në vend të Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, e cila ka refuzuar të vijë e të japë japë shpjegime per projektligjin e posaçem që shemb Teatrin dhe ndërton kullën.

Në takim marrin pjesë aktoret e nderuar Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Alert Celoaliaj, Taulanda Jupi, Robert Budina.

Përfaqësuesi i tyre, i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka paraqitur një letër publike drejtuar Presidentit Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe krerëve të subjekteve politike. Përfaqësuesi deklaroi se nuk heqin dorë nga e drejta e tyre, nga kërkesa për mos-shembjen e Teatrit.

“Kryeministri Edi Rama refuzon të na takojë, por edhe ne refuzojmë të heqim dorë nga e drejta jonë. Ndaj ne kemi hartuar një letër publike të konceptuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, drejtur Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, krerëve të subjekteve politike. “…Ne gjykojmë se jemi të tradhtuar nga ministria e Kulturës. Projektligji na prezantohet në formën e një kontrate të mbyllur dhe me fitues të shpallur…”, deklaroi ai.

Drejtpërdrejt nga Komisioni per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik me aktoret e nderuar Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Alert Celoaliaj, Taulanda Jupi, Robert Budina.Asnjë veprim nuk mund të kryhet për teatrin pa faktorin kryesor që janë artistët, sepse ata janë teatri.

Publiée par Lulzim Basha sur mercredi 13 juin 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY