Messi vjen me deklaratën “bombë”:Për këtë skuadër e lë Bacelonën

Messi vjen me deklaratën “bombë”:Për këtë skuadër e lë Bacelonën

111
0
Shares

Përfundimi i sezonit është pritur me mjaft gëzim nga shumica e futbollistëve, pasi që prej pak ditësh kanë nisur pushimet. Megjithatë yje të futbollit botëror do të marrin pjesë në kompeticionin më të madh të futbollit, Kupën e Botës 2018.

Njëri prej tyre është ylli i Barcelonës, Lionel Messi që momentalisht është i grumbulluar me kombëtaren e Argjentinës për të “thurur” planin se si të pushtojsh botën.

Nga ky grumbullim ka përfituar televizioni argjentinas, “El Trece” që i ka “rrëmbyer” një intervistë eksluzive sulmuesit 30 vjeçar.

Gjithmonë thashë se dëshiroja të luaja një ditë në futbollin argjentinas. Nuk e di nëse do të ndodhë, por e kam menduar si ide. E ardhmja mund të ishte tek Newell, Old Boys askund tjetër. Do të doja ta bëja atë për të paktën gjashtë muaj, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Në Evropë, Barcelona do të jetë klubi im i vetëm”.-deklaroi argjentinasi.

Messi, i cili e ka kaluar gjithë karrierën e tij si profesionist tek spanjollët e Barcelonës, ku ka shënuar dhe 552 gola, nënshkroi një marrëveshje të re me Barcelonën nëntorin e kaluar, kontratë e cili zgjat deri në vitin 2021 dhe ka një klauzolë lirimi prej 700 milion euro (612 milionë funte).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY