Edi Rama është ende pa përgjigje për pyetjen që gazetarja i drejtoi...

Edi Rama është ende pa përgjigje për pyetjen që gazetarja i drejtoi për postin e ministrisë së Brendshme

132
0
Shares

Pyetja që gazetarja e “Fax News” i bëri kryeministrit Edi Rama nëqofte se Partia Socialiste ka antare që nuk janë ose nuk kane ndonjë të afërm të lidhur me drogën , për tu bërë ministër të Brendshëm?’ duket se nuk gjen akoma përgjigje nga kryeministri.

Gazetarja Mirela Milori përsëriti pyetjen e gazetares Ambrozia Meta, të pak ditëve më parë dhe Rama nuk u përgjigj sërish, duke përdorur një sërë justifikimesh si argumenta por jo duke thënë ata që vërtet gazetarja donte.

“Një familje, parti politike, qeveri, organizatë, shoqëri, komunitet, nuk mban përgjegjësi për faktin se një anëtar i familjes bën një mëkat, që mund të shkelë ligjin, të dalë si, dru i shtrembër.

Mban përgjegjësi për mënyrën se si reagon ndaj rastit.

Ndër njerëzit ka njerëz që arrijnë të shfaqen në shkelje të ligjit, apo të akuzuar si shkelës të ligjit. Njerëzit shkojnë atje si vdekatar e mëkatar. Nuk shkojnë si engjëj, që nëse njëri nga ata ka rënë në mëkat janë të përjashtuar.

E rëndësishme është si reagon.

Nëse ne hymë në këtë histori, se kush akuzon është i diskutueshëm në moralin e vet, nuk mund të mos kemi askënd që të mos jetë i paparagjykueshëm.

Edhe mua më janë bërë shumë akuza dhe nëse do ishin të vërteta nuk do isha këtu.

Në Shqipëri ka një kulturë akuzash që vjen që nga koha e vjetër, që kundërshtari trajtohet si armik’

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY