EMRA & DETAJE/ Kurbin, denoncon zhdukjen e shokut, prangoset vetë si autor...

EMRA & DETAJE/ Kurbin, denoncon zhdukjen e shokut, prangoset vetë si autor i krimit

120
0
Shares

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 29. 04. 2018, ku ka humbur kontaktet shtetasi Fatjon Fejzilalri, 30 vjeç, banues në Peqin, Elbasan, Policia e Kurbinit informon se, nga efektivët e këtij Komisariati në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një pune disa javore hetimore të mirëfilltë, të mirëorganizuar dhe me përdorimin e metodave speciale të hetimit, bazuar në provat shkencore të siguruara  u bë ndalimi i Aleksandër Fadili, 30 vjeç, banues në Peqin – Elbasan ( i cili ka bërë denoncimin e humbjes së shtetasit Fatjon Fejzilalri), pasi ky  shtetas dyshohet si autori i zhdukjes së shtetasit Fatjon Fejzilalri.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit si dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve  të ngjarjes.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale ” Vjedhje me pasojë vdekjen” parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

handcuffs

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY