Edi Rama kërcënon bizneset e vogla nga Lushnja: Të gjithë gënjeni…

Edi Rama kërcënon bizneset e vogla nga Lushnja: Të gjithë gënjeni…

166
0
Shares

Që pasditen e djeshme qeveria Rama u zhvendos në Qarkun e Fierit për mbledhje e takime me qytetarët, ndërsa mëngjesin e sotëm kryeministri ka zgjedhur të takojë qytetarët e Lushnjes.

Në nisje të fjalës së tij ai ka ftuar të ngrinin duart ata qytetarë që mendonin se taksat ishin rritur.

Qytetarët e Lushnjes ishin të mendimit se është shtuar numri i taksave që ata paguajnë, gjë e cila rëndon mbi xhepin e tyre.

Ndërsa kryeministri tha të kundërtën, duke u fokusuar më tej të sqarojë se pse biznesi i vogël me xhiro mbi 2 milion lekë u fut në skemën e TVSH-së.

Të gjitha bizneset e vogla gënjejnë. Kush thotë kam xhiro 70 milionë nuk e ka aq, e ka shumë më tepër. Bizneset e vogla që thonë 70 milionë janë mbi 100 milionë, gënjejnë të gjithë. Gënjejnë se s’duan të bëhen të mëdhenj, gënjejnë se janë në një marrëdhënie mëkati me të madhin, se i madhi i jep pa faturë. Kështu grabitet publiku edhe shteti. Se i vogli thotë ma jep pa faturë se po ma dhe pa faturë rri fshehur. Kësaj loje do i japim fund, do t’i bëjmë të rrinë drejt”,  tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY