FOTO & EMRI/ Xhaxhai i Ardit Gjoklajt kërcënon Erion Veliajn: S’ka me...

FOTO & EMRI/ Xhaxhai i Ardit Gjoklajt kërcënon Erion Veliajn: S’ka me mbjellë më pemë, pa i mbjellë unë mbi të

136
0
Shares
Foto, viktima Ardit Gjoklaj

Dy të akuzuarit për vrasjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës kanë fituar pafajësinë nga gjykata e Tiranës. Dëfrim Hakrama dhe fadromisti i kompanisë 3R, Edmond Kollari janë liruar nga burgu tregoi Lush Gjoklaj, xhaxhai i 17 vjeçarit që humbi jetën në landfill gjatë një bisede në studion e Faxnews.

Lush Gjoklaj paralajmëroi se jeta e 17 vjeçarit nuk do të falet. Duke përmendur Erion Veliajn, Edi Ramën dhe familjarët e tyre .

“E deklaroj me përgjegjësinë më të madhe ska me mbjellë ma Erion Veliaj pemë, pa ia mbjellë unë mbi të. Jam Lush Gjoklaj, le të vijnë të më arrestojnë, por jeta e djalit s’ka për të humbur kot pa u paguar. Nuk them as sot as nesër, bëj be në zot, pa u pagu ai djalë s’kam për ta lënë. Nuk jemi fis i madh, por jemi boll”, tha Gjoklaj që tregoi se asnjë përfaqësues i Bashkisë nuk kishte ardhur të kërkonte falje në shtëpinë e tyre.

Sipas xhaxhait të viktimës, faji i Erion Veliaj ishte se në protest, fotografia e Ardit Gjoklajt ishte grisur dhe ishte shkelur me këmbë nga policët e bashkisë.

“Nuk na thanë që do merrej vendimi pardje. Dy të akuzuarit i pamë duke pirë kafe. Na thanë se kanë marrë pafajësinë. Ky është Vettingu? I pamë të liruar në rrugë, në lagje. S’ka drejtësi më. Vranë një fëmijë 17-vjeç, ikën e pinë kafe”, ka thënë Gjoklaj.

Lush Gjoklaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY