EMRI/ Ekstradohet nga Hungaria në Shqipëri, kosovari i dënuar 13 vjet për...

EMRI/ Ekstradohet nga Hungaria në Shqipëri, kosovari i dënuar 13 vjet për mashtrim

155
0
Shares

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i arrestuar në Hungari, është ekstraduar në vendin tonë n. Ai është i dënuar me 13 vjet burg nga gjykatat shqiptare për mashtrim. Valon Kyçyku është sjellë në Rinas gjate ditë së sotme nga Interpoli.

Në njoftimin e policisë thuhet se, “nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Hungaria drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar: Valon Kyçyku, 37 vjeç, lindur në Kosovë”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë e ka dënuar me 13 vite burg për veprat penale “Mashtrim i kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 143/2 dhe 287/ b të Kodit Penal. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Budapest u bë i mundur arrestimi i tij në Hungari duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY