FOTO/ Fier, biznesi i vogël proteston kundër TVSH-së

Ndaje

Një grup tregtarësh po protestojnë para prefekturës së Fierit kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.

Ata thonë se është e pamundur t’i përballojmë rritjen e taksave, ndërkohë që kjo do të ketë efekt edhe tek qytetarët.

Me pankarta në duar ata kanë thënë se futja e TVSH për bizneset me mbi 20 milionë leke xhiro do të thotë mjerim dhe falimentim.

“Kemi bërë gabim që mbështetëm me votë këtë qeveri. Tek ne shumica e njerëzve i marrin ushqimet me listë dhe na kanë çuar zero. Nuk e përballojmë skemën e TVSH”, shprehen tregtarët.

Leni një përgjigje