FOTO/ Teatri i ri Kombëtar, arkitektja ukrainase konfirmon plagjiaturën

Ndaje

Kryeministri Edi Rama paraqiti ditën e djeshme projektin për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke e paraqitur atë si vepër të arkitektit danez, Bjarke Ingels.

Por sot janë publikuar foto dhe dokumente që hedhin dritë se i gjithë projekti i paraqitur është një plagjiaturë.

Veç disa prej artistëve dhe aktorëve shqiptarë, ka reaguar në rrjetet sociale edhe Ira Miroshnikova, partnere e studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut.

“Koiçidencë? Nuk besoj”, shkruan Miroshnikova në rrjetet sociale, lidhur me projektin e paraqitur në Tiranë.

Për ta demonstruar akoma dhe më qartë ukrainasja në fjalë ka publikuar edhe linkun në të cilin vihet re qartë projekti i vjedhur.

Po të shihni projektin e studion ukrainase dhe ta krahasoni me veprën e arkitektit danez, mund të gjeni ngjashmëri, por nëse ajo është plagjiaturë, i takon ekspertëve të vendosin.

Leni një përgjigje