Presidenti grek Pavlopulos reagon “flakë për flakë” ndaj homologut Meta

Presidenti grek Pavlopulos reagon “flakë për flakë” ndaj homologut Meta

111
0
Shares

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos nuk heq dorë nga deklaratat e forta për çështjen çame. Pas kërcënimit pak ditë më parë, ai është shprehur sot sërish se, Shqipëria po bën një gabim të madh duke rrezikuar të ardhmen në BE.

“Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh që mbështet të drejtat e disave që ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Nuk mund të kesh aspirata europiane dhe të kërkosh të drejtat e bashkëpunëtorëve të nazistëve. Kur Tirana të ketë një qëndrim tjetër, atëherë Greqia është këtu ta ndihmojë vendin fqinj për në BE”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, në herët sot, presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratat e homologut të tij grek, Pavlopulos se Shqipëria duhet të zgjedhë mes integrimit në BE dhe Çamërisë.

“Qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive. Pavlopulos nuk është në sintoni me Bushatin dhe Kotzias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit. Duhet të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok”, tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY