Presidenti Meta i përgjigjet homologut grek Pavlopulos

Presidenti Meta i përgjigjet homologut grek Pavlopulos

94
0
Shares

Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste të dhënë për “Albanian Daily News” ka dalë kundër deklaratave të Presidentit grek.

Sipas presidentit Ilir Meta, “qëndrimet e tij nuk sjellin energji pozitive”.

Sipas presidentit të Shqipërisë, “Pavlopulos jo ne sintoni me Bushatin e Kotzias. Deklaratat e tij nuk i përgjigjen partneritetit”, është shprehur Presidenti Ilir Meta në intervistë.

“Të ruajmë qetësinë dhe respektin reciprok”, ka deklaruar presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Intervista e plotë i Presidentit Ilir Meta

Zoti President, Komisioni Evropian sapo publikoi strategjinë e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Por ndërkohë që Komisioni Evropian e konsideron këtë dokument një inkurajim të madh për një afrim më të shpejtë të rajonit në BE, konstatimet për gjendjen aktuale ku flitet për “kapjen e shtetit duke përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë dhe administratës, si dhe një përzierje të fortë mes interesave publike dhe atyre private” flasin për regres në vend të progresit. Si e lexoni ju këtë raport?

Së pari, dua të vlerësoj kthjelltësinë dhe peshën me të cilën Bashkimi Evropiankonsideron Ballkanin Perëndimor. Kjo strategji dhe Samiti i Sofjes dëshmojnë se rajoni qëndron ndër çështjet prioritare e strategjike për BE-në, si në aspektin strategjik, ashtu edhe atë politik, institucional, ekonomik, dhe qytetar.

Qartësia e panoramës aktuale në rajon besoj se ka çuar në drejtpeshimin e vendimit për të qenë më të vëmendshëm dhe më të angazhuar me një plan aksioni konkret për secilin vend. Kjo është një qasje inkurajuese, përsa kohë vendet tona kanë zgjedhur t’i bashkohen Unionit për t’u bërë partnerë të barabartë dhe të denjë,në aplikimin e standardeve të jetesës, të ligjeve, demokracisë dhe zhvillimit.

Sa më e afërt të bëhet kjo marrëdhënie, aq më i rreptëështë vlerësimi, dhe aq më shumë përparon vendi. Kjo strategji mendoj se është inkurajuese dhe se krijon një ekuilibër shumë të mirë ndërmjet identifikimit të rreziqeve që kanosen dhe domosdoshmërisë për të intensifikuar marrëdhëniet e BE-së me të 6 shtetete rajonit.

Që në shtatorin e vitit të kaluar Presidenti i Komisionit Evropian, Junker, paralajmëroi se do të ketë njëfavorizim të Serbisë dhe Malittë Zi në raport me vendet e tjera të Ballkanit në proceset e integrimit. Si e konsideroni ju faktin që këto dy vende kanë një kalendar konkret anëtarësimi, ndërkohë që Shqipëria nuk përfshihet në këtë paketë?

Nëpërmjet kësaj strategjie, Komisioni Evropian mendoj se ripohon dy gur-themele të procesit të integrimit: së pari perspektivën për anëtarësim të plotë, dhe së dyti siguron një proces të merituar individual sa i përket afrimit në standardet e bashkëjetesës evropiane. Thënë kjo, entuziazmi dhe padurimi ynë për ta përshkuar sa më shpejt këtë rrugëtim, është krejt legjitim, madje në kontekstin aktual mendoj se është një aset që meriton vlerësim.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të rrisë shpejtësinë e ecjes, por kjo kërkon vullnet të konsoliduar politik. BE kërkohen të shikojë reforma më të thella gjithëpërfshirëse dhe bindëse në fusha vendimtare, veçanërisht për të siguruar institucionet demokratike funksionale dhe sundimin e ligjit. Sikundër citon raporti: “…ensuring constructive dialogue across the political spectrum, notably within the parliaments…” rivendosja e dialogut politik merr përparësi të veçantë.

Si President i Republikës do të bëja thirrje për një lexim të kujdesshëm, të vëmendshëm dhe racional të strategjisë nga të gjithë aktorët politikë dhe institucionalë për prioritizimin e aksioneve që duhen ndërmarrë për të realizuar çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit në BE.

Po kështu theksoj rëndësinë që ka ruajtja e koherencës mes deklaratave angazhuese dhe planeve vepruese, për të siguruar seriozitetin dhe besueshmërinë e zbatimit të reformave. Besueshmëria ishte dhe fjala kyç e strategjisë së re të zgjerimit, e domosdoshme për t’u arritur si në raport me qytetarët ashtu edhe me partnerët tanë institucionalë.

Autoritetet e Kosovës kanë pasur reagime të përmbajtura, madje edhe skeptike për strategjinë. Ata vërejnë Kosova vlerësohet në mënyrë asimetrike, dhe se kjo strategji nuk ofron një perspektivë të qartëevropiane për Kosovën. Si e shpjegoni këtë kontrast mes entuziazmit të Tiranës dhe pakënaqësisë së Prishtinës?

Fillimisht, dua të ve në dukje se në këtë 10-vjetor të Pavarësisë, Kosova ka shumëçka për t’u krenuar. Përparimi i Kosovës në të gjitha fushat është evident, përfshirë edhe në proceset e saj integruese evropiane dhe euroatlantike.

Autoritetet qeverisëse në Kosovë dhe të gjithë qytetarët e saj e kanë bërë zgjedhjen e tyre tëmençur për të ecur në këtë rrugë, dhe kjo është shumë e rëndësishme, madje do të thosha kyçe për t’i bërë këto procese të pakthyeshme.

Mendoj se vëllezërit tanë kosovarë duhet që me durim, maturi dhe përgjegjshmëri të vazhdojnë zbatimin e agjendës së reformave evropiane, duke u dhënë përparësi çështjeve kyçe që lidhen me liberalizimin sa më parë të vizave dhe të zbatimit të MSA-së.

Unë besoj në kurajën dhe aftësitë e drejtuesve të Kosovës për t’i mundësuar këto zhvillime, ashtu sikundër besoj në vullnetin e mirë që gjendet në Bashkimin Evropian për realizuar angazhimet e premtuara sapo të arrihet përparim.

Po marrëdhëniet dypalëshe me Greqinë sa do të mund të rrezikonin çeljen e negociatave për Shqipërinë kur Presidenti i Greqisë Pavlopulos, pak ditë më parë kërcënoi dhe kushtëzoi këtë proces me probleme të veçanta të marrëdhënieve dypalëshe?

Dua të nënvizoj se këto deklarata nuk janë në sintoni me mesazhet dhe angazhimet publike të kohëve të fundit të Ministrave të Jashtëm Bushati dhe Kotzias për të çliruar energji të reja pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke trajtuar me vetëpërmbajtje dhe konstruktivitet pengesa të së kaluarës.

Spektri i bashkëpunimit midis dy vendeve është i gjithanshëm dhe me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për vendet tona por mbi të gjitha për popujt dhe njerëzit tanë.

Natyrisht mund të ketë edhe çështje të caktuara për të cilat mund të ndajmë qëndrime të ndryshme por kjo nuk do të thotë të humbasim qetësinë në komunikimin me njëri-tjetrin dhe as, për këtë, arsye të cenojmë, bashkëpunimin e gjithanshme dhe jetik për të dy vendet dhe popujt tanë.

Partneriteti nuk është thjesht një koncept dhe një dokument por ne radhë të parë është një mënyrë komunikimi bazuar edhe në respektin reciprok. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY