EKSKLUZIVE – EMRA & FOTO GALERI/ SHBA, kush e tradhtoi bandën me...

EKSKLUZIVE – EMRA & FOTO GALERI/ SHBA, kush e tradhtoi bandën me 11 të arrestuar, midis të cilëve edhe trafikantë shqiptarë

639
0
Shares
Nga Beqir Sina, New York City

Një operacion i gjerë, që ka përfshirë tri shtete në SHBA, ka bërë të mundur arrestimin e të paktën 11 personave nga të cilët edhe një vajzë e re. Televizioni WABC, tha se disa prej tyre janë shqiptarë, të cilët janë të dyshuar për përfshirjen në rrjetin të organizuar të trafikimit të lëndëve narkotike, në zonën e Tri-Shteshit , New York, New Jersey dhe Connecticut.

Banda e shpërndarjes së heroinës, siç e quan ky televizion u shkatërrua të mërkurën e 16 janarit, pasi një infiltruar ka dekonspiruar rrjetin , tha ABC 7 duke shtuar se priten të tjera arrestime në zonën e Tri- Shteshit, pikërisht lidhur me këtë bandë siç po e quajnë mjetet e informimit në Nju Jork.

WABC kanali 7 në Nju Jork, raportoi gjithashtu se të arrestuarit janë  cilësuar si “mafiozë me reputacion” të cilët kishin shtrirë aktivitetin e tyre në Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey.

Në këtë operacion për kapjen e tyre morën pjesë agjentë të një Task-Force të DEA-s, detektivë të NYPD – Departamenti i Policisë së New York City, dhe anëtarë të tjerë të agjencive federale dhe shtetërore. Ata mësohet se kryen disa arrestime dhe kontrolle në vendndodhje të ndryshme.

Po ashtu mediat amerikanë bëjnë me dije se një operacion i ngjashëm është duke vijuar ende, në zonat për rreth Nju Jorkut. Simbas, WABC, të njëmbëdhjetë  të arrestuarit të dyshuar si mafiozë u arrestuan në lidhje me akuzën se kan një bandë që shpërndanë drogat e forta heroinë dhe fentanil – nolokson në Staten Island, Brooklyn dhe New Jersey.

Shtypi njujorkez, përfshirë edhe NYT, thotë se arrestimet janë kulmi i një hetimi të përbashkët nga Administrata e Zbatimit të Drogës, Homeland Security Investigations, NYPD dhe New York State Police, dhe FBI. Prokurorët federalë thanë se disa nga të dyshuarit e dinin se po shesin drogë të rrezikshme, potencialisht vdekjeprurëse (over doze) por e bënin gjithsesi për përfitime monetare.

Lista të akuzuarve për shpërndarjen e heroinës dhe fentaminws, shpërndarë nga NYPD – Departamenti i Policisë së New York City:

– Medin Kosic, a / k / a “Dino”

– Jasmin Cejovic, a / k / a “Min”

– Paul Van Manen

– Mirsad Bogdanoviq, a / k / a “Mike”

– Shaun Sullivan

– Theodore Banaksy, a / k / a “Freddy,” a / k / a “Eduardo”

–  Anthoni France

– Aleksandër Bucci

– Joseph  Cucciniello a / k / a “Cuch”

– Keneth Charlaton

– Jeniffer Bogdanoviqi

Këta të dyshuar nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me zjarrfikësin e arrestuar në shtëpinë e tij Staten Island natën e premte për shpërndarjen e drogave të rrezikshme fentany, i cili ishte një amerikan. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY