DETAJE/ Korçë, heroina e kapur në Kapshticë, furtunë pezullimesh në polici

DETAJE/ Korçë, heroina e kapur në Kapshticë, furtunë pezullimesh në polici

168
0
Shares

Prokuroria ka zgjeruar hetimet në lidhje me trafikun e drogës, ndërsa dje u bllokuan në Kapshticë në një autobus, që rezultoi i kompanisë së shefit të Hetimit tw Krimeve të Kufirit në Korçë, një sasi prej 2 kg heroinë.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë dhe SHÇBA-së, është konkluduar pezullimi nga detyra edhe i 5 punonjësve të tjerë të policisë, përveç atij të Edmond Çelës. Pezullimi do të jetë deri në verifikimin e plotë a janë kryer në rregull procedurat e kontrollit, pasi droga nuk u arrit të zbulohej nga pala shqiptare. Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) si dhe Drejtoria e Standardeve ka nisur hetim penal dhe disiplinor për këtë rast.

Droga prej 2 kg heroinë do të kalonte drejt Greqisë nga Kapshtica, në autobus me targë AA 390 NY në pronësi të kompanisë “Metro”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY