Policia konfirmon: Po i ndaluam në kufi mbështetësit e opozitës

Policia konfirmon: Po i ndaluam në kufi mbështetësit e opozitës

114
0
Shares

Policia e Shtetit reagon pas deklaratës së kreut të PD-së Lulzim Basha, për ndalimin e dy prej protestuesve në pikat kalimtare. Policia i kujton se protestat janë të ligjshme, por po ashtu policia nuk do hezitojë të ushtrojë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë.

Reagim i Policisë së Shtetit
Lidhur me deklarimet e përfaqësuesve të disa subjekteve politike, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim policor ditët e fundit, Policia e Shtetit sqaron se, Mbi bazën e referimit në Prokurorinë e Tiranës të datës 19. 12. 2017, për kundërshtim me dhunë të punonjësve të Policisë të planizuar në shërbim në sigurimin e protestës së opozitës zhvilluar në datë 18 dhjetor, përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë janë shpallur në kërkim një numër personash për “Kundërshtim të punonjësve të Policisë së Rendit Publik”, parashikuar nga neni 236/22, i Kodit Penal.
Mbi këtë bazë, sistemi TIMS në Pikat Kufitare dhe çdo patrulle policie që bie në kontakt me këta shtetas, ka detyrimin t’i ndalojë ata dhe të njoftojë OPGJ që ndjek çështjen. Kjo ka ndodhur edhe ditët e fundit, kur janë evidentuar, ndaluar, ku u është marrë deklaratë dhe janë lënë të lirë, disa persona të shpallur në kërkim policor.
Hetimet ndaj tyre vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Policia e Shtetit garanton të drejtën e protestës, por nuk do të hezitojë në asnjë rast të ushtrojë forcën e ligjin ndaj kujtdo që e shkel atë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY