KËSHILLA/ Bora dhe akulli në rrugë, Policia Rrugore kujton rregullat që duhen...

KËSHILLA/ Bora dhe akulli në rrugë, Policia Rrugore kujton rregullat që duhen zbatuar

164
0
Shares

Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve me synim që në këto ditë me reshje të dendura shiu dhe dëbore në disa zona te vendit – kryesisht ato veriore dhe verilindore të bëjnë kujdes të veçantë sidomos:

Në akset rrugore me mjegull, prania e saj…
– E bën rrugën më të padukshme;
– Ul shikueshmërinë;
– Zvogëlon kapjen e gomave në asfalt;
– Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 km/h nëse dukshmëria është më e vogël se 100 metra.

Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre…
– Zvogëloni shpejtësinë;
– Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;
– Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;
– Mbani krahun e djathtë;
– Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;
– Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku;
– Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, akulli, dëbora mbi sipërfaqen e rrugës;
– Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet te mbani parasysh…
– Mos lëvizni nga vendngjarja;
– Telefononi menjëherë në numrat e tel. 112 dhe 129 Policinë e Shtetit, Ambulancën nr. 127 ose 112 (Në Tiranë), 128 Zjarrfikëset dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë;
– Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja;
– Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;
– Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek forsforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave. Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distance të mjaftueshme’
– Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia. Përdorni mjetet e ndihmës së parë. Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin e arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të leje-drejtimit. Në raste në akset rrugore ka prani të dëborës dhe akullit, shërbimet e Policisë Rrugore do të kërkojnë përdorimin e zinxhirëve dhe mund te pezullojnë përkohësisht qarkullimin e kategorive të ndryshme të mjeteve.
– Drejtuesit e mjeteve në këto ditë festash të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY