Kryemadhi akuzë të fortë: Rama po pastron para nëpërmjet ekipit të Partizanit

Kryemadhi akuzë të fortë: Rama po pastron para nëpërmjet ekipit të Partizanit

107
0
Shares

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, lëshoi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin në “News24”. Kryemadhi tha se kryeministri Rama udhëton në vende të ndryshme të botës, në Azi, Katar, Marok dhe Amerikë, për të pastruar paratë. Kryemadhi shkoi edhe më tej, duke thënë se Edi Rama ka përdorur edhe ekipin e futbollit të Partizanit.
“Rama bën pastrim parash në Azi, Katar, Marok dhe Amerikë. Pse humbi Partizani 5-0 me Luftëtarin, sepse këta luajnë me baste jashtë Shqipërisë”, tha Kryemadhi.
Në ekipin e Partizanit, është Drejtori i Përgjithshëm vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ndërsa në pronësi është në emër të mikut të kryeministrit, biznesmeni Gaz Demi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY