VENDIMI/ Zbardhen argumentet e Gjykatës së Lartë: Ja dyshimet, pse po i...

VENDIMI/ Zbardhen argumentet e Gjykatës së Lartë: Ja dyshimet, pse po i bllokohet pasaporta Saimir Tahirit…

221
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka miratuar sot kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, t’i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë.
Për kërkesën e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit, gjykata shkruan në vendim se mbi shtetasin nën hetim ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen prej tij të veprave penale me të cilat procedohet.
Po ashtu në vendim shkruhet se të dhënat e marra nga përgjimet e Habilajve sipas të cilave flitet shlyerja e një borxhi ndaj shtetit, blerja e sendeve me vlerë të të afërmit, sasia e eurove gjetur në mjetin e biznesmenit etj, çmohen nga gjykata të afta për të provuar dyshimet e përfshirjes së shtetasit nën hetim Saimir Tahiri në veprimet kriminale të trafikimit të narkotikëve në formën e grupit të strukturuar.

Prokuroria gjen në Whatsapp e biznesmenit SMS me gruan e Saimir Tahirit, për ndërhyrje në tenderat e MB
Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin në masës të sigurisë ndaj Saimir Tahirit.
Gjykata urdhëron që Sajmir Tahiri të paraqitet çdo javë pranë prokurorisë së krimeve të rënda.
Ndaj Saimir Tahirit është vendosur detyrimi për t’u paraqitur pranë Prokurorisë. Shkaku i kësaj kërkese janë bërë disa mesazhe në aplikacione What’s up që janë gjetur në celularin e Orest Sotës.
Në këto mesazhe, Orest Sota bisedon me gruan e Saimir Tahirit ku të dy flasin për ndërhyrje në tenderët e Ministrisë së Brendshme.
Nisur nga këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se kemi të bëjmë me afera korruptive të ish-ministrit dhe familjarëve të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY