DETAJE/ Vlorë, atentat me armë, plagoset 23-vjeçari

DETAJE/ Vlorë, atentat me armë, plagoset 23-vjeçari

85
0
Shares

Një atentat më armë ka ndodhur sot në Vlorë, në hyrje të një karburanti. Sipas policisë dy shtetas janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D. B., që ndodhej në anë të rrugës.

Njoftimi i policisë
Më datë 12. 12. 2017, rreth orës 17:20, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në hyrje të Orikumit ka të shtëna më armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se:
Në rrugë, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Orikumit, dy shtetas janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D. B., 23 vjeç, i cili ndodhej i qëndruar në rrugë.
Shtetasi D. B., është plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY