Mesazhi i adoleshentes para se të rrëmbehej dhe përdhunohej: Mami jam e...

Mesazhi i adoleshentes para se të rrëmbehej dhe përdhunohej: Mami jam e frikësuar… më shpëto!

131
0
Shares
  1. “Mami, unë jam i frikësuar, më shpëto…”.

Ky ka qenë teksti që adoleshentja i ka shkruar nënës së saj disa minuta, pasi e gjeti veten me një njëri të cilin e kishte njohur në “Facebook”.
Adoleshentja u rrëmbye dhe përdhunua nga një 20-vjeçar.
Vajza 14-vjeçare kishte rënë dakord të dilte nga shtëpia e saj natën e 21 majit 2017, por pa marrë parasysh se çfarë do e priste më pas.
Jordan Maxwell u njoh me 14-vjeçaren në rrjetin social “Facebook” dhe kishte dalë vetëm një herë të vetme me adoleshenten. Ata kishin rënë dakord që të takoheshin përsëri, por situata mori rrjedhë tjetër.
Maxwell akuzohet nga Gjykata dhe familja e vajzës se ka abuzuar seksualisht dhe ka rrëmbyer adoleshenten. Ai ka hedhur poshtë akuzat dhe pretendon që 14-vjeçarja ka shkuar me dëshirë.
Vajza është kthyer në shtëpi në 1:30 të mëngjesit dhe i ka treguar nënës së saj të gjithë ngjarjen dhe më pas kanë shkuar në polici dhe kanë bërë kallëzim.
“Ai filloi te me puthte dhe kreu marrëdhënie seksuale me mua. Edhe pse i thashë që të më lejonte të ikja, ai nuk pranoi”, ka rrëfyer vajza në polici.
Jordan Maxwell u arrestua në 7 qershor 2017 dhe pritet të dalë në Gjykatën e Gloucester, Angli për të marrë dhe dënimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY