Berat, makina përplas 53-vjeçarin, dërgohet në Tiranë në gjendje të rëndë

Berat, makina përplas 53-vjeçarin, dërgohet në Tiranë në gjendje të rëndë

81
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident është regjistruar sot në Berat, ndërsa është plagosur një 53-vjeçar. Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, tek ish-Kombinati i Tekstileve.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 53-vjeçari me inicialet A. R., pas ndihmës që mori në spitalin e Beratit, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës, ku po merr mjekim më të specializuar.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po heton lidhur me ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY