Gjermani, shqiptari arratiset nga qendra e deportimit të azilkërkuesve, bllokohet aeroporti i...

Gjermani, shqiptari arratiset nga qendra e deportimit të azilkërkuesve, bllokohet aeroporti i Hamburgut

172
0
Shares

Një shqiptar në Hamburg të Gjermanisë ka alarmuar policinë, pasi është arratisur nga qendra ku mbahen personat që pritet të dëbohen dhe që iu është refuzuar azili. Shqiptari 26-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte azilkërkues me status të refuzuar, raporton media gjermane welt.de.
Nuk dihet ende si arriti të arratisej shqiptari dhe të kalonte telat me gjemba, por policia dyshon se ai është ndihmuar nga një algjerian 24-vjeçar. Si pasojë e arratisjes së shqiptarit është bllokuar edhe aeroporti i Hamburgut për rreth 1 orë, ku janë vonuar 12 fluturime për shkak të frikës se shqiptari mund të largohej.
I riu kishte përgatitur mirë arratisjen e tij, pasi në dhomën e burgut ku qëndronte kishte rregulluar shtratin në atë mënyrë sikur ishte duke fjetur. Policia vijon aksionin për gjetjen e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY