VIDEO/ Itali, armë, heroinë dhe kokainë në shtëpi, pranga gjyshes dhe mbesës...

VIDEO/ Itali, armë, heroinë dhe kokainë në shtëpi, pranga gjyshes dhe mbesës shqiptare

92
0
Shares

Një gjyshe shqiptare 71-vjeçare dhe mbesa e saj 21-vjeçare janë arrestuar nga policia italiane në Santeramo, pasi në banesën e tyre është gjetur kokainë.
Gjatë një hetimi ditën e djeshme policia ka kontrolluar shtëpinë që ruhej nga dy shqiptaret 71 dhe 21 vjeç. Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre, policia gjeti një sasi e madhe armësh dhe droge, që ishin nën kujdestarinë e dy femrave të arrestuara.
Mediat italiane raportojnë se gjatë aksionit janë kapur 3 pushkë dhe 5 kilogramë drogë, që arrinin vlerën prej rreth 100 mijë euro.
Gjithashtu, në një zgavër të krijuar posaçërisht në oxhak, janë gjetur dhe 4.35 kilogramë heroinë, ndërsa në një kërkim të mëtejshëm janë gjetur dhe 500 gramë kokainë, një armë ajri e mbushur dhe një pushkë automatike e vjedhur, si dhe 8 gramë marijuanë.
Gratë e arrestuara akuzohen për trafikun e sasive të mëdha të drogës dhe armëmbajtje, ndërsa pritet të përballen me drejtësinë italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY