Ja cfarë i propozon Artan Fuga, Edi Ramës për Akademinë

Ja cfarë i propozon Artan Fuga, Edi Ramës për Akademinë

94
0
Shares

Një ndër kritikët më të ashpër të Akademisë së Shkencave, Artan Fuga i kërkoi sot Kryeministrit Rama të tërheqë vendimine  tij për të mbyllur Akademinë. Sipas Fugës ky do të ishte vendimi i dytë më absurd që ka ndqëmarrë shteti shqiptar që prej ndalimit të kishave dhe xhamive.

“Reformim tërësor Akademisë të Shkencave – sikurse kam vite që e kërkoj!

Jo ndërprerjes së fondeve publike ndaj Akademisë të Shkencave që nuk do të gëzonte veçse armiqtë e Shqipërisë, ca skutha që ruajnë inate personale dhe ndonjë lobi-lubi private!

Unë shpresoj dhe i bëj thirrje publike Kryeministrit, zotit Edi Rama që ai të pranojë të takohet me asamblenë e Akademisë të Shkencave për të gjetur zgjidhjen. Unë e kam formulën e zgjidhjes jashtë çdo kalbëzimi dhe pa nevojën e përsëritjes të mbylljes të institucioneve që do të ishte e paprecedentë në historinë e botës!

Nese Ai do qeverisje me popullin, si mund të mos pranojë të dëgjojë zërin e Akademikëve me një barrë kontribute në shkencë dhe për Shqipërinë!!!

Kemi qenë vendi i vetëm ateist në botë që mbyllëm Kisha e Xhami, mos bëhemi edhe vendi i vetëm në botë që mbyll Akademi!”, shkruan Fuga.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY