“Shullazi”, kërcënimi ndaj Mynyr Konit, Berisha thirret për të dëshmuar

“Shullazi”, kërcënimi ndaj Mynyr Konit, Berisha thirret për të dëshmuar

122
0
Shares

Vijon seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit për kërcënimin e Mynyr Konit, ku ishin thirrur për të dëshmuar disa dëshmitarë VIP, si ish-ministri Saimir Tahiri, rektori Mynyr Koni, kryepolici Haki Çako, dekani Dhori Kule. I pranishëm në gjyq është dhe Shullazi, i cili ashtu si dhe ish-ministri Tahiri, ka kërkuar ish-kryeministrin Sali Berisha në seancë.
Gjykata i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese, pra për të thirrur ish-kryeministrin Berisha. Tashmë, pritet një fletë-thirrje ndaj këtij të fundit, për të dëshmuar mbi kërcënimin e Konit.
Në prill 2016, ish kryeministri Berisha denoncoi në media se Mynyr Koni ishte kërcënuar me jetë për t’u tërhequr nga gara për Rektor në Universitetin e Tiranës, e pas kësaj akuze me kërkesë të Prokurorisë u arrestua Emiliano Shullazi.
Prej Prill 2016 Shullazi mbahet në qeli ndërsa veç dyshimeve për kërcënim të akademikut Koni Prokuroria e akuzon dhe për krime të tjera përfshi dhe krijimin e grupit të strukturuar kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY