Shitje droge dhe municione armësh pa leje, arrestohet “i forti” nga Shijaku

Shitje droge dhe municione armësh pa leje, arrestohet “i forti” nga Shijaku

115
0
Shares

Një 34- vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. Ngjarja ndodhi gjatë sitës së djeshme në kuadër të operacionit “Streha”.
Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se, Emiljan Gjepali, 34 vjeç, banues në Shijak është i përfshirë në veprimtari kriminale të cilat janë të vërtetuara me prova ligjore nga ana e Specialistëve për Narkotikët.
Materialet për Emilijan Gjepalin i janë dorëzuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Mbi 34- vjeçarin e arrestuar rëndojnë veprat penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkoitkëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të operacionit të koduar”Streha”finalizuar me sukses më datë 16.06.2017, ku u sekuestruan kokainë, municione luftarake dhe armë, më datë 09.10.2017 është ndaluar shtetasi:
• Emiljan Gjepali 34 vjeç, banues në Shijak.
Gjepali dyshohet se është I përfshirë në veprimtarinë kriminale të dokumentuar me prova ligjore nga ana e Specialistëve për Narkotikët.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar në nenet 283/1, 278/4/5 dhe 280 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY