VIDEO/ Tiranë, prangosen minorenët, tmerri i grabitjeve të çifteve nga Kodrat e...

VIDEO/ Tiranë, prangosen minorenët, tmerri i grabitjeve të çifteve nga Kodrat e Liqenit

113
0
Shares

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Mesnata”, në kuadër të të cilit janë arrestuar…
• E. Gj., 15 vjeç, banues në Tiranë
• K. H., 17 vjeç, banues në Tiranë.
• E. M., 16 vjeç, banues në Tiranë
• A. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë
Këtyre personave iu është arritur t’i dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më:
– 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “IPhone 7”, shtetasit L. R.
– 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung S5”, shtetasit K. Gj.
– 10.09.2017 , kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave “Samsung S7 EG” dhe “IPhone 5S”, shtetasve T. H. dhe R. C.
– 14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung Galaxy S6”, shtetases E. G.
Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
– Një “IPhone 7”, në pronësi të shtetasit L. R.
– Një “Samsung S 5”, në pronësi të shtetasit K. Gj.
– Një “Samsung S 7 EG”, në pronësi të shtetasit T. H.
– 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
– Një krehër pistolete pa fishekë.
– Një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale, ‘’Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 139-25 dhe 283 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY