ARTAN FUGA/ Universitetet nuk mund të “gjurmojnë” studentët në tregun e punës

Ndaje

Nga cikli : Universiteti i Tiranës në litar!
Në vërejtjet që ekipi anglo-shqiptar i akreditimit i bën Universitetit të Tiranës, duke e klasifikuar më keq së të gjitha universitetet e tjera private dhe publike, shoh që pak a shumë formulon edhe që nuk ndjek sesa integrohen studentët e diplomuar në tregun e punës në rang kombëtar!

Në pamje duket një e metë e madhe, një dramë, diçka që duhet patjetër të bëhet!
Por, poqese e sheh më thellë kupton se është një detyrë që i vihet Universitetit të Tiranës dhe ai nuk ka mundësi ta realizojë. Asnjë shkollë e lartë në vend madje edhe në nivel europian nuk e bën, dhe as ja kërkon kush t’a bëjë.
Ligja për arsim të lartë e formulon në mënurë qesharake këtë kërkesë për cdo universitet kur flet se shkolla dhe institucionet e arsimit të lartë duhet t’i gjurmojnë studentët në tregun e punës.
Cfarë? T’i gjurmojnë??? Cfarë terminologjie që në shqipen e kulluar të gjithë ata që kanë arritur me meritë deri në nivel masteri e dinë se çfarë do të thotë.
Të gjurmosh studentët!!! Po nejse, se mos këtu është e meta atij ligji!!!
Që ekipi i akreditimit nisen në mënyrë implicite nga ideja se midis diplomive të studentëve dhe integrimit të tyre në tregun e punës duhet të ketë një marrëdhënie sinkretike, pak a shumë të integruar, kjo është pikërisht ajo që kërkohet.
Por, anglezët e shkretë nuk kanë si t’a dinë që auditimi për akreditim në këtë rast përpara sesa t’u bëhet universiteteve i duhet bërë agjencisë nga varet agjencia e akreditimit, pra prolitikave ministeriale për integrimin e prurjeve të të diplomuarve në tregun e punës.
Kjo është e para!
A bëhen rregjistrimet në universitete mbi bazën e kërkesave të tregut apo bëhen mbi kritere absolutisht artificiale, arbitrare, dhe të kontrolluara nga ministria. Ku i ka shteti kuotat e parashikuara për kuadro të diplomuara për dhjetë vitet e ardhshëm?
Hë mo akreditues i ka apo nuk i ka? Po i pati dhe nuk i dimë ne pedagogët, jazëk na qoftë, por po nuk i pati, këtu fillon shkaku i papunësisë intelektuale midis të diplomuarve.
E dyta, që universitetet mos nxjerrin të diplomuar të papunë, duhet patjetër që programet e studimeve të orientohen sipas formimit në fusha shkence e dijesh, por edhe sipas profesioneve, sipas përcaktimit të mundësive profesionale që cdo cikël studimesh mundëson?
Po a parashikon ligja për arsim këtë? As i shkon ndër mend! Ja përse ato të meta që akredituesit anglezo-shqiptarë i akorduan univiersitetit të Tiranës duhet t’i atribuoheshin tjetër kujt.
Boll kemi të metat dhe mangësitë tona serioze ne si Universitet dhe si vëllezërit tanë të vegjël, por mos na shtoni të tjera.
A parashikon ligja që diplomat të çertifikohen nga urdhërat profesionale për të parë shkallën e integrimit të tyre profesional?
A janë orientuar lëndêt formuese universitare si ndërvartësi perspektivash formuese për tregun e punës, apo janë formuluar sipas mendësive të shekullit të 19 kur formimi konsiderohej si njohuri mbi botën, por jo si pragmë, jo si aftësi transformuese.
Edhe këto programe krejt të shkëputura nga tregu i punës i ka aprovuar po ajo agjenci që edhe konsideron se duhen ndjekur studentët në tregun e punës.
Cfarë të ndjekin universitetet? Studentët për filozofi që bëhen kamarierë? Ku i ka planifikimet dikasteri!!!
Po universitetet private që u jepen liçenca për të dilomuar studentë në të njejtat profile që kanë tashmë edhe IAL tashmë me liçencë? A ka studime të tregut? Eshtë kjo politikë e gabuar
që zgjat prej dy dekadash që krijon papunësinë në treg.
Së treti një universitet nuk është observator papunësie as i tregut të punës, as INSTAT, madje nuk ka as kompetencat për t’a studjuar tregun e punës.
Ku di ta ndjeki tregun e punës një departament fizike, kimie, biologjie, letërsie, hajde se ata të ekonomisë edhe mund ta bëjnë?
Një universitet i vogël edhe mund ta bëjë, por të ndjekësh se ku shkojnë mijra studentë pas diplomimit këtë kurrë nuk e bën dot Universiteti i Tiranës? Asnjë universitet nuk e bën dot realisht nëse nuk do që të merret vetëm me këtë punë.
Nuk është kjo metoda e mbrapshtë që e zgjidh problemin sikurse propozon akredituesi anglo-shqiptar.
Duhen të dhëna numerike, duhen big data, duhen organet e specializuara ta bëjnë, duhen sondazhe mbarëkombëtare, duhet dokumentacioni numerik në tregun e punës ku të gjithë agjencitë aktive në treg të vendosin të dhënat e tyre.
Përndryshe ja u ndoqën mijra studentë, por ata duhen ndjekur edhe në vitin e parë pas diplomimi, edhe në të dytin, edhe në të tretin, deri ta zemë në të pestin. Bëhen dhjetramijra!
Si të ndiqen?
Jo, këtë mund ta bëjë vetëm ministria e arsimit, dikasteri që mbulon integrimin në punë të rinisë, Instati, një observator, etj.
Nëse akredituesit i kërkojnë universiteteve të bëjnë këtë punë që nuk e bëjnë dot, ata i fusin këto universitete në një rrugë pa krye.
Përndryshe, nuk ka nevojë për studime të tregut, padyshim shumica dërmuese e studentëve të diplomuar janë pa punë!

Leni një përgjigje