Macja që i shkaktoi të riut impotencë seksuale

Macja që i shkaktoi të riut impotencë seksuale

205
0
Shares

Mjekët kanë zbuluar se një djalë i ri papritmas nuk ishte në gjendje të kishte ereksion për shkak se u gërvisht nga një mace.
Një raport për rastin i publikuar nga revista mjekësore britanike zbuloi se pacienti i panjohur nga Belgjika u infektua nga një sëmundje e rrallë nga gërvishtja. E njohur si sëmundja e gërvishtjes së maceve ose ethet e gërvishtjes së maces, sëmundja shkaktohet nga një lloj bakteri që gjenden në gojën dhe kthetrat e maceve. Sipas “the Sun” pacienti 23-vjeçar po vuante nga simptoma duke përfshirë mosfunksionim e organit të tij dhe dhimbje të testikujve. Kur djali u tregoi mjekëve se çfarë kishte ndodhur, ata i dhanë menjëherë antibiotikë. Për fat të mirë, i riu u trajtua me sukses për tri javë. Sipas mjekëve simptomat shpejt u zhdukën dhe ai tërësisht e rifitoi funksionin e organit gjenital. Pacienti nuk ishte në gjendje të provokonte penetrim, pavarësisht vullnetit të tij edhe gjatë periudhave të simptomave të qeta. Macet që mbartin bakteret, të njohura si Bartonella henselae, mund ta kalojnë sëmundjen tek njerëzit duke kafshuar ose gërvishtur, ose nëse pështymja e tyre prek një plagë të hapur të një personi. Deri në 40% të maceve mbajnë bakteret në një moment në jetën e tyre – zakonisht kur ato janë kotele. Njerëz të tjerë të diagnostikuar me sëmundjen mund të vuajnë nga ethet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY