EMRAT/ Ja 80 drejtorët e LSI-së që rrezikojnë të shkarkohen

EMRAT/ Ja 80 drejtorët e LSI-së që rrezikojnë të shkarkohen

634
0
Shares
Foto Ilustruese - Nje nga festat e LSI ne Lezhe

Një javë pas konstituimit të qeverisë “Rama 2”, disa përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur të largohen nga postet politike, në sektorë kyç të administratës shtetërore. Pas largimit të ministrave, largimet janë zhvendosur në nivel zëvendësministrash dhe drejtorësh.
Dy ditë më parë,u larguan drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika si dhe drejtori i Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë Ylli Spahiu.
Më poshtë publikohet lista me drejtorët kryesorë politikë të LSI, sipas qarqeve, të cilët në mungesë të dorëheqjes, rrezikojnë të shkarkohen në ditët në vijim.

Sipas Qarqeve

Në Qarkun e Dibrës, janë 10 drejtorë të rëndësishëm, të propozuar nga LSI, të cilët nuk kanë dhënë dorëheqjen, konkretisht, Beqir Biçi kreu i Spitalit Rajonal Dibër, Dritan Neli kreu i Spitalit Burrel, Abdulla Kata drejtori i Doganës Bllatë, Blendi Gurra kreu i ISKSH Dibër, Rifat Minxhozi kreu i OST në Mat, Bedrie Manjani drejtoresha e Arsimit në Bulqizë etj.

Në Qarkun e Lezhës, rrezikojnë që të shkarkohen për shkak të daljes së LSI në opozitë, kreu i drejtorisë së Tatimeve Arjan Barbullushi, kreu i Inspektoratit të Punës Valentin Gjetja, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Dil Nikolla, drejtor i Spitalit Pashk Smaçi, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë Ndoc Lleshi, kreu Drejtorisë së Mjedisit Ferdinant Ndoj, kreu Portit të Shëngjinit Lezhë Gjovalin Tusha etj.

Në Qarkun e Shkodrës, pra në kryeqendrën e Veriut të vendit, nuk kanë dhënë dorëheqjen dhe rrezikojnë që të shkarkohen tre drejtorë të rëndësishëm të LSI, konkretisht: Ilir Sokoli kreu i Drejtorisë së Transporteve në Shkodër, Jetmira Kozmai drejtore e AKU në Shkodër dhe Zamir Fatusha drejtor i Shëndetit Publik në Shkodër. Gjithashtu, nuk është larguar as Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, i propozuar nga LSI dhe i miratuar nga kryeministri.

Në Qarkun e Kukësit, nuk ka dhënë dorëheqjen asnjë drejtor i ish-aleatëve të PS. Në Qarkun e Kukësit, LSI drejton pesë drejtori të rëndësishme, me anë të përfaqësuesve të saj, konkretisht: Lavdosh Zenelaj kreu i AKU Kukës, Dem Brati kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kukës, Fadil Morina kreu i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Kukës, Gentian Halilaj kreu i Zyrës së Punës Kukës si dhe Drejtori i Aeroporti Civil Kukës. Të gjithë të lartpërmendurit janë të rrezikuar nga lëvizjet në sferën politike të piramidës së administratës publike.

Në Qarkun e Gjirokastrës, 11 drejtorë të rëndësishëm, përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, vijojnë të qëndrojnë në detyrë. Ata janë kreu i Sigurimeve Shoqërore Spiro Diamanti, kreu i Kujdesit Shëndetësor Edi Sinojmeri, drejtori i Rrugëve Dhimitër Nasi, drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Gjirokastër Niko Butka, drejtor i Bujqësisë Koçi Rapi, kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kristaq Thimjo, Arkiva e Shtetit Eni Ndreu, drejtor i Tatimeve në Gjirokastër Mehmet Çabej etj.

Në Qarkun e Beratit, LSI kontrollon pesë drejtori rajonale, me anë të drejtorëve: Vladimir Frashëri drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Rinald Frashëri drejtor i AKU, Bledar Çili drejtor i Bordit të Kullimit etj.

Në Qarkun e Vlorës, LSI drejton katër drejtori rajonale, përmes: Beqir Kashuri kreu i Drejtorisë së Bujqësisë, Artan Lica drejtor i Transporteve, Kreshnik Lila drejtor i Mjedisit etj. Në Qarkun e Durrësit, LSI drejton 13 drejtori të rëndësishme. Në krye të drejtorive janë Ilir Dashi, kreu i Hekurudhave, Vaso Habili drejtori Bujqësisë, Altin Murto drejtori i AKU në Durrës, Kristaq Huta drejtori i Shëndetit Publik, Ali Karaj drejtori i Bordit të Kullimit, Kontjana Kuçi drejtore e Zyrës së Mjedisit në Durrës, Daut Naço drejtori i Drejtorisë së Patentave, Ilir Beqiri Zyra e Shërbimit të Provës Durrës dhe Flamur Gjuzi kreu i ALUIZNI-t në Durrës.

 

Emrat e drejtorëve të LSI që rrezikojnë të shkarkohen

Beqir Biçi, kreu i Spitalit Rajonal Dibër, përfaqësues i LSI
Dritan Neli, kreu i Spitalit Burrel, përfaqësues i LSI
Abdulla Kata, drejtori i Doganës Bllatë, përfaqësues i LSI
Nevuz Jashari, drejtori Rajonal i Bujqësisë në Dibër, përfaqësues i LSI
Nerim Palluçi, nënprefekt i Matit, përfaqësues i LSI
Lutfie Meta, kreu i Bordit të Kullimit Dibër, përfaqësuese e LSI
Blendi Gurra, kreu i ISKSH Dibër, përfaqësues i LSI
Rifat Minxhozi, kreu i OST në Mat, përfaqësues i LSI
Leonard Murra, kreu i Spitalit Bulqizë, përfaqësues i LSI
Bedrie Manjani, drejtoresha e Arsimit në Bulqizë, përfaqësuese e LSI
Arjan Barbullushi, kreu i drejtorisë së Tatimeve Lezhë, përfaqësues i LSI
Valentin Gjetja, kreu i Inspektoratit të Punës Lezhë, përfaqësues i LSI
Dil Nikolla, kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Lezhë, përfaqësues i LSI
Pashk Smaçi, drejtor i Spitalit Lezhë, përfaqësues i LSI
Ndoc Lleshi, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë Lezhë, përfaqësues i LSI
Ferdinant Ndoj, kreu Drejtorisë së Mjedisit Lezhë, përfaqësues i LSI
Gjovalin Tusha, kreu Portit të Shëngjinit Lezhë, përfaqësues i LSI
Ilir Sokoli, kreu i Drejtorisë së Transporteve në Shkodër, përfaqësues i LSI
Paulin Radovani, Prefekti i Qarkut të Shkodrës, përfaqësues i LSI
Jetmira Kozmai, drejtore e AKU në Shkodër, përfaqësuese e LSI
Zamir Fatusha, drejtori i Shëndetit Publik në Shkodër, përfaqësues i LSI
Shkëlqim Sterkaj, drejtori i Rrugëve në Shkodër, përfaqësues i LSI
Lavdosh Zenelaj, kreu i AKU Kukës, përfaqësues i LSI
Dem Brati, kreu i Inspektoratit të Pyjeve Kukës, përfaqësues i LSI
Fadil Morina, kreu i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë Kukës, përfaqësues i LSI
Gentian Halilaj, kreu i Zyrës së Punës Kukës, përfaqësues i LSI
Lulzim Deqja, drejtori i Aeroporti Civil Kukës, përfaqësues i LSI
Abdulla Domi, Sekretar i Përgjithshëm i Prefekturës, Kukës, përfaqësues i LSI
Spiro Diamanti, kreu i Sigurimeve Shoqërore, Gjirokastër, përfaqësues i LSI
Edi Sinojmeri, kreu i Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër, përfaqësues i LSI
Dhimitër Nasi, Drejtori i Rrugëve Gjirokastër, përfaqësues i LSI
Niko Butka, Drejtori i Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve Gjirokastër, përfaqësues i LSI
Koçi Rapi, drejtor i Bujqësisë Gjirokastër, përfaqësues i LSI
Ilir Papahila, kreu i Inspektoratit të Ujërave Gjirokastër, përfaqësues i LSI
Klodiana Gjonca, drejtore e DSHP Gjirokastër, përfaqësues i LSI
Kristaq Thimjo, kreu i Inspektoratit të Pyjeve Gjirokastër, përfaqësues i LSI
Eni Ndreu, Arkiva e Shtetit Gjirokastër, përfaqësues i LSI
Esmeralda Janoro, QKF Gjirokastër, përfaqësuese e LSI
Mehmet Çabej, drejtor i Tatimeve në Gjirokastër, përfaqësues i LSI
Vladimir Frashëri, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Berat, përfaqësues i LSI
Rinald Frashëri, drejtor i AKU në Berat, përfaqësues i LSI
Bledar Çili, drejtor i Bordit të Kullimit Berat, përfaqësues i LSI
Altin Kazazi, drejtor i Inspektoratit të Mjedisit dhe Pyjeve në Berat, përfaqësues i LSI
Dashamir Duro, drejtor i Shërbimit të Provës në Berat, përfaqësues i LSI
Guri Meko, drejtori Rajonal i Transportit në Korçë, përfaqësues i LSI
Jorida Remacka, drejtoresha e OST në Korçë, përfaqësuese e LSI
Floralda Strati, drejtoresha e Postës në Korçë, përfaqësuese e LSI
Beqir Kashuri, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë, LSI, Vlorë, përfaqësues i LSI
Artan Lica, Drejtor i Transporteve, LSI, përfaqësues i LSI
Kreshnik Lila, drejtor i Mjedisit, LSI, Vlorë, përfaqësues i LSI
Shëndeti Publik, drejtor i LSI, Vlorë, përfaqësues i LSI
Albert Malaj, kreu i Tatimeve në Fier, përfaqësues i LSI
Alfred Çuko, kreu i AKU në Fier, përfaqësues i LSI
Irfan Hajdari, kreu i Postës në Fier, përfaqësues i LSI
Luan Qato, kreu i Transporteve në Fier, përfaqësues i LSI
Aleksandër Litivani, kreu i Autoritetit Portual Durrës, përfaqësues i LSI
Ilir Dashi, kreu i Hekurudhave në Durrës, përfaqësues i LSI
Vaso Habili, drejtori Bujqësisë në Durrës, përfaqësues i LSI
Altin Murto, drejtori i AKU në Durrës, përfaqësues i LSI
Kristaq Huta, drejtori i Shëndetit Publik në Durrës, përfaqësues i LSI
Ali Karaj, drejtori i Bordit të Kullimit, përfaqësues i LSI
Miranda Koka, drejtore e Sigurimeve Shoqërore në Durrës?
Kontjana Kuçi, drejtore e Zyrës së Mjedisit në Durrës, përfaqësues i LSI
Daut Naço, drejtori i Drejtorisë së Patentave, përfaqësues i LSI
Ilir Beqiri, Zyra e Shërbimit të Provës Durrës, përfaqësues i LSI
Flamur Gjuzi, kreu i ALUIZNI Durrës, përfaqësues i LSI
Bled Koci, ZRPP, Librazhd, përfaqësues i LSI
Rezarta Humçi, Zyra e Punës, Librazhd, përfaqësuese e LSI
Oligert Kume, kreu i Doganave në Elbasan, përfaqësues i LSI
Shkëlqim Elezi, kreu i Drejtorisë së Bujqësisë në Elbasan, përfaqësues i LSI
Arben Xhina, drejtori i Transporteve në Elbasan, përfaqësues i LSI
Resmi Balla, kreu i Shëndetit Publik në Elbasan, përfaqësues i LSI
Astrit Xhelili, kreu i Bordit të Kullimit në Elbasan, përfaqësues i LSI
Kastriot Belshi, kreu i ISKSH në Elbasan, përfaqësues i LSI
Klaudia Krasniqi, drejtore e Postës në Elbasan, përfaqësuese e LSI
Bashkim Vasku, Shëndeti Publik, përfaqësues i LSI
Roni Telegrafi, zëvendësministër i Bujqësisë, përfaqësues i LSI
Adela Karapici, zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, përfaqësues i LSI
Dritan Ylli, drejtor i Përgjithshëm i Inspektoratit Shtetëror të Punës, ndonëse kandidoi për deputet, përfaqësues i LSI
Arjan Bregu, drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Shëndetit Publik, përfaqësues i LSI

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY