EMRA & VIDEO/ Tiranë, me thika e kokainë në makinë, arrestohen dy...

EMRA & VIDEO/ Tiranë, me thika e kokainë në makinë, arrestohen dy persona

141
0
Shares

Shërbimet e policisë Tiranë, në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë ushtruar kontrolle të befasishme në qarkun Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave”, në mjetin tip “Benz”, me drejtues Altin Dajçi dhe pasagjer Rades Musa, janë gjetur 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Në kushtet e flagrancës janë arrestuar…
– Altin Dajçi, 46 vjeç, banues në Tiranë.
– Rades Musa, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Të dy personat e arrestuar kanë qenë të dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale…
– mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Altin Dajçi.
– 6 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 4.6 gramë.
– 2 thika me teh metalik.
– 5 celularë të markave të ndryshme.
– një sasi lekësh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 279 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY