VIDEO/ Durrës qëllon me armë në mes të natës, Policia i gjen...

VIDEO/ Durrës qëllon me armë në mes të natës, Policia i gjen drogë në shtëpi

92
0
Shares
Foto Ilustruese

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e B. D., 35 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.
Ky person, sot, rreth orës 03: 00, në Sektor Rinia dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe identifikuar autorin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij personi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 12.2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 274, 278 dhe 283 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY