EMRI & FOTO/ Portieri vritet me plumb në kokë gjatë stërvitjes

EMRI & FOTO/ Portieri vritet me plumb në kokë gjatë stërvitjes

327
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë (rreth orës 19:30) gjatë stërvitjes së skuadrës malazeze të FC Bokejl, kur një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në kokë portierin e kësaj skuadre, Goran Lenac. Incidenti ka ndodhur gjatë kohës që skuadra po bënte stërvitje, me portierin që po stërvitej me një mikun e tij, kur një person i është afruar nga pas shpine, e ka qëlluar me pistoletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Portieri 33-vjeçar u transportua me urgjencë në spitalin e Kotorit, por humbi shumë gjak dhe ndërroi jetë po gjatë natës.
Lenac nuk kishte gjetur ende asnjë ekip me të cilin do të luante këtë sezon dhe po stërvitej në qendrën të stërvitore të Bokejl (ekip që militon në Second League të Malit të Zi), ku ka luajtur sezonin e fundit. Klubi i kishte dhënë mundësi që të stërvitej deri sa të gjente një skuadër të re.
Ngjarja e rëndë ka tronditur futbollin malazez.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY