EMRAT/ E sulmojnë me thika dhe tentojnë ta vrasin 37 vjeçarin, arrestohen...

EMRAT/ E sulmojnë me thika dhe tentojnë ta vrasin 37 vjeçarin, arrestohen dy kushërinjtë

109
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy të rinj kanë rë në prangat e Policisë së Korçës. Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata sulmuan me thika dhe tentuan të vrasin një 37-vjeçar. Por ndërhyrja e policisë ka parandaluar vrasjen dhe viktima ka mbetur i plagosur rëndë. Policia e Korçës në bashkëpunim me Komisariatin e Maliqit bënë arrestimin në flagrancë të: Erjon Hoxhajt, 26 vjeç dhe Igli Hoxhës, 19 vjeç.

Më datë 26.08.2017, në fshatin Zvirinë, pas një konflikti për motive të dobëta, ata tentuan të vrasin, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit me një thikë (buke) shtetasin B.H, 37 vjeç, banues në fshatin Pirg. Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti. Viktima B.H, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Kushurinjtë akuzohen tashmë për veprën penale : “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY