Stopon rënia e euros

Stopon rënia e euros

55
0
Shares

Sot monedha e përbashkët këmbehet në tregun vendas me 132.15 lekë, duke u rritur me 0.17 lekë por pa mundur që të tejkalojë rënien e ditës së djeshme. Që prej fillimit të këtij muaji monedha e përbashkët europiane ka pësuar rënie të vazhdueshme, duke u zhvlerësuar me rreth 2.2 lekë dhe duke kapur nivelin më të ulët që nga fundi i gushtit të 2009-ës.
Ky forcim i lehtë në tregun vendas i monedhës së përbashkët vjen pasi euro arriti nivelin më të lartë të këmbimit të një viti në tregjet ndërkombëtare. Në bursë 1EUR këmbehej me 1.13 USD.
Forcimi i euros në bursë u mbështet në përgatitjen e Bankës Qendrore Europiane për të zvogëluar programin e saj stimulues prej 2 miliardë eurosh.
Monedha është forcuar me gati 10 pikë përqindje në tregjet ndërkombëtare këtë vit, ndonëse në Shqipëri ka qenë në nivelet më të ulëta të nëntë viteve.
Nënçmimi i euros ka tërhequr poshtë të gjitha monedhat e tjera, duke qenë se euro në tregjet ndërkombëtare është forcuar përkundrejt dollarit. Si rrjedhojë, ky dobësim i euros ka ndikuar në zhvlerësimin e të gjitha monedhave të tjera, duke ruajtur raportin e këmbimit të euros me shportën e monedhave kryesore në bursë.
Sipas ekspertëve të kursit zgjedhjet kanë qenë shkaku kryesor i nënçmimit të euros në ditën e djeshme, e cila po këmbehet në nivelet më të ulëta që nga fundi i gushti të 2009-ës, kur këmbehej më 131 lekë. Gjatë fundjavës së zgjedhjeve u konstatua një qarkullim i lartë në valutë, që u reflektua në tregun zyrtar dje, kur u hapën bankat, me një rënie të fortë në tregjet e këmbimit valutor argumentojnë ekspertët.

kk 28 qershor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY