Vrasja e Artan Cukut, Mikel Shallari pranon autorësinë, tregon emrin e porositësit

Vrasja e Artan Cukut, Mikel Shallari pranon autorësinë, tregon emrin e porositësit

96
0
Shares

Kur kanë kaluar pak më shumë se dy javë nga arrestimi si autor i dyshuar i vrasjes se komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari ka pranuar vrasjen.
24-vjeçari nga Kuçova ka treguar emrin e personit që e ka porositur krimin, por që Prokuroria dhe Policia nuk pranojnë të japin detaje për shkak të sekretit hetimor. Gjithashtu i riu nga Kuçova ka treguar edhe vendin ku ka fshehur armët e krimit të cilat janë dy.
Armët pas krimit Shallari i ka fshehur ne fshatin Polovin të Kuçovës. Ato mësohet se janë sekuestruar nga policia dhe janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore ku edhe po ekzaminohen. Akt-ekspertimi balistik ende nuk ka përfunduar për të përcaktuar shkencërisht nëse janë armën që kanë qëlluar mbi oficerin policisë.
Por Mikel Shallari, sipas burimeve, është dorëzuar nga provat e sjella nga grupi hetimor të cilit i faktuan se ai është ekzekutori.
Ndërsa pistat e hetimit vazhdojnë të jenë dy. Ajo për shkak të detyrës që Cuku ka kryer në drejtorinë e policisë së Vlorës, Fierit dhe Beratit, si dhe ajo e hakmarrjes.
Artan Cuku u qëllua me disa plumba mbrëmjen e 8 prillit në  kohë në  kur po hynte në  pallatin ku banonte. 42-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy muaj pas vrasjen u arrestua autorit i dyshuar Mikel Shallari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY