Ju vjen të qani pas aktit seksual? Ja cila është arsyeja

Ju vjen të qani pas aktit seksual? Ja cila është arsyeja

64
0
Shares

A ndiheni ndonjëherë bosh dhe të mërzitur pas seksit?
Nuk jeni të vetëm. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Sexual Medicine”, thuajse gjysma e grave të intervistuara pohon se ka eksperimentuar në një fazë të jetës një ndjenjë melankolie pas një raporti seksual konsensual.
E ashtuquajtura disfori post-koitale nuk është një problem mjekësor në vetvete, se sa një eksperiencë njerëzore ende pak e studiuar mbi vazhdimësinë e përvojave seksuale.
Rreth 5% e të intervistuarave u përgjigj se i kishte kaluar ato simptoma së fundi dhe më shumë se 46% që e kishte kaluar njëherë në jetë.
“Këto përqindje janë ndër më të lartat në krahasim me ato të raportuara nga studime të mëparshme, gjë që sugjeron se disforia post-koitale është edhe më pak e njohur dhe më pak e kërkuar”, shkruajnë autorët duke nënvizuar rolin e komponentit gjenetik (disforia në fakt është më e zakonshme te binjakët identikë), të ushqyerjes me gji dhe të një historie me abuzime seksuale.
“Meqë është pak e studiuar nuk ka terapi dhe do të ishte jo produktive ta etiketonim si sëmundje. Besoj se për t’u ndjerë mirë një gruaje i mjafton të dijë se nuk është e vetmja që e kalon këtë përvojë”, përfundon studiuesi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY