Dosja e “doganierëve bashkëpunëtorë” me trafikantët e drogës, apeli liron 9 të...

Dosja e “doganierëve bashkëpunëtorë” me trafikantët e drogës, apeli liron 9 të arrestuar

57
0
Shares

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka liruar nga burgu 9 nga 21 të arrestuarit. Në mesin e personave të liruar janë agjentë doganorë, punonjës të doganës dhe efektivë të policisë me detyrën e kontrollorëve. Mësohet se veç të liruarve nga qelia, disa të tjerëve i është ndryshuar masa e sigurisë, nga ajo e “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke ulur kështu numrin e personave që mbetën në qeli. Në vendimin e lirimit të tyre, gjykata ka arsyetuar se nuk prova konkrete që përfshijnë të liruarit në rrjetin e trafikut të drogës, të dyshuar nga Maqedonia në Shqipëri dhe më pas drejt Italisë.
Burimet thonë se edhe të dyshuarit që nuk janë liruara nga dy shkallët e gjyqëosorit, i janë drejtuar me recurs GJykatës së Lartë duke kërkuar lirimin nga burgu. Të dyshuarit e kësaj dosje, që tashmë janë liruar, u akuzuan nga prokuroria se me mosveprimet e tyre kanë favorizuar dy kamionë, të ngarkuar me rreth 10 tonë drogë që u kapën në Itali, për të kaluar pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe portit të Durrësit.
Nga ana tjetër burimet nga prokuroria, bëjnë të ditur se autoritetet italiane ende nuk kanë sjellë letër-porosinë për provat e gjetura në dy kamionët që kaluan portin e Durrësit me rreth 10 ton hashash. Ajo për të cilët hetuesit ende nuk kanë gjetur një përgjigje, është fakti se ku u ngarkuan 8 ton drogë që u kapën në Itali bashkë me shoferin maqedonas. Pasi në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës ky kamion nga skaneri dhe kontrolli rezultoi se ishte bosh dhe u plumbos nga doganierët. Por pas disa orë udhëtimesh nëpër Shqipëri ai ka kaluar nga porti i Durrësit pa ju nënshtruar kontrollit duke përfunduar në Ankona të Italisë, ku policia gjeti dhe bllokoi 8 ton hashash. Veç këtij rasti, prokuroria në këtë dosje po heton edhe kalimin e kamionit me 2 ton hashash nga porti i Durrësit që më pas u bllokua në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY