Bashkia e Tiranës, pagat e reja – sa do të marrë çdo...

Bashkia e Tiranës, pagat e reja – sa do të marrë çdo punonjës

67
0
Shares

Këshilli Bashkiak i Tiranës, në mbledhjen e së enjtes do të miratojë edhe strukturën e re të pagave që do të kenë punonjësit e Bashkisë së madhe pas ndarjes administrative territoriale. Numri i banorëve që secili nga 24 administratorët e rinj të Tiranës do të kenë në menaxhim, është përcaktues edhe për shpërblimin mujor që ata do të marrin.
Kështu, në bazë të strukturës së re është krijuar një ndarje me katër nivele pagash, ku niveli më i ulët i tyre do të jetë ai i administratorëve dhe punonjësve që administrojnë deri në 5 mijë banorë dhe më i larti, ai i administratorëve që menaxhojnë deri në 100 mijë banorë. Paga e administratorëve do të jetë mes 56.100-92.500 lekësh, në varësi të numrit të banorëve që çdo njësi administrative ka nga ndarja e re territoriale.
Edhe nivelet më të ulëta, siç janë përgjegjësit e sektorit, përgjegjësit e zyrave dhe specialistët e ulët, do të vlerësohen në varësi të banorëve që do të administrojnë. Pagat për përgjegjësit e sektorit, të cilët janë edhe hallka e dytë pas administratorëve, do të jetë nga 26.000-45.000 lekë. Ndërkohë paga për përgjegjësit e zyrave do të jenë midis kufirit 22.000- 30.000 lekë.
Specialistët e mesëm të ndarë në disa grupe do të kenë një nivel pagese mes 22.000-30.000 lekëve, në varësi të banorëve që administrojnë, ndërsa specialistët e ulët nga 21.500- 26.000 lekë. Niveli i pagave do të jetë i njëjtë, pavarësisht numrit të banorëve që do të administrojnë gjashtë kategori të tjera punonjësish. Kështu për pastruesit dhe rojet që do të punojnë në njësitë e reja, pagesa do të jetë standarde për të gjithë 25.000 lekë, shkruan “Panorama”.
E njëjta gjë vlen edhe për punonjësit e gjelbërimit, të cilët do të paguhen 26.000 lekë, punonjësit e shërbimit me 27.000 mijë lekë, arkivistët 30.000 lekë dhe specialistët me arsim të mesëm 32.000 lekë. Kjo strukturë e re pagash do të vlejë për 24 njësitë e reja vendore që i janë bashkuar Bashkisë së madhe të Tiranës pas zgjedhjeve të 21 qershorit në bazë të ndarjes administrative- territoriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY