SHPËRTHIMI TE “DON BOSKO”/ Arrestohet pronari i lokalit

SHPËRTHIMI TE “DON BOSKO”/ Arrestohet pronari i lokalit

37
0
Shares

Policia ka arrestuar 63-vjeçarin Abdulla Dervishi si përgjegjësi për shpërthimin e ëmbëltores në Don Bosko. Sipas Policisë, dyshohet se Dervishi ka goditur me forcë me një çelës metalik bombolën me defekt para se ajo të shpërthente.  Vetë pronari është në një gjendje më të rëndë shëndetësore i shtruar në qendrën spitalore Nënë Tereza. Atje i janë komunikuar dy akuzat, “shkatërrim të pronës nga pakujdesia” dhe “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.
Edhe pse ekspertët zjarrëfikës dhe policia e ka konsideruar shpërthimin në ëmbëltore si një gabim njerëzor nga pakujdesia, sërish Abdulla Dervishi do të mbajë përgjegjësinë penale për  shpërthimin. Në njoftimin e policisë thuhet: “Të dielën, rreth orës 22:30, u arrestua në shtetasi Abdulla Dervishi, 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 16:50 në rrugën ‘Don Bosko’, në lokalin e tij barkafe- ëmbëltore, duke eliminuar rrjedhjen e gazit të bombolës së lokalit, ka shpërthyer bombola dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe 19 personat e tjerë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY