SKANDALI/ “Prishja e qetësisë” së Ramës, zbulohet mesazhi i pilotit gjerman për...

SKANDALI/ “Prishja e qetësisë” së Ramës, zbulohet mesazhi i pilotit gjerman për Ambasadën

69
0
Shares

Piloti gjerman i ndaluar dy ditë më parë nga autoritet e aeroportit të Rinasit, se me fluturimin e tij mbi Dhërmi “i kishte prishur qetësinë”, kryeministrit Edi Rama, ka komunikuar disa herë me ambasadën gjermane në Tiranë. Jo vetëm kaq, por dje ai ka takuar edhe zëvendësambasadorin gjerman në Tiranë, ndërkohë që janë kërkuar edhe një herë sqarime pranë autoriteteve të rendit për incidentin.
Në një nga mesazhet e pilotit gjermana ai e informon Ambasadën, fillimisht për kompaninë dhe aktivitetin e saj në Shqipëri, ndërsa më pas e vë në dijeni për incidentin, ndalimin 4 orë, për të cilin kërkon ndihmën e Ambasadës për sqarimin e situatës.
email-gati2_copy_1Piloti gjerman dhe përfaqësuesi shqiptar i firmës akuzohen “shkelje kufiri” sepse “nuk kanë vulosur pasaportat” në dalje.
Regjistrat e udhëtimeve dëshmojnë se i njëjti mjet me të njëjtin pilot dhe operator bordi ka kaluar shumë herë me të njëjtën mënyrë nëpër të njëjtën pikë kontrolli.
Sipas gazetës “Dita”, arsyeja që kanë paraqitur gjatë replikave policët, megjithëse e mohuar më pas, është konfirmuar edhe nga burime të policisë lokale.
Të pyetur nëse atje kanë pasur shqetësime ditën e incidentit në Rinas, këto burime pranojnë se “helikopteri ka kaluar shumë afër vilës ku qëndronte kryeministri”.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/SKANDAL_I_prishi_qetesine_kryeministrit_ne_Dhermi_ndalohet_ne_Rinas_piloti_i_certifikuar_nga_NATO_5842_1.php


Si edhe

/web/SKLANDALI_Prishja_e_qetesise_se_Rames_Endri_Fuga_kercenon_mediat_qe_publikuan_ndalimin_e_pilotit_gjerman_5874_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY