Rikthim te taksa e sheshtë, LSI: Ndryshimet në politikën e taksave, vetëm...

Rikthim te taksa e sheshtë, LSI: Ndryshimet në politikën e taksave, vetëm në funksion të rritjes ekonomike

40
0
Shares

LSI ka bërë apel sot për qeverinë, që të mos i rëndoje qytetarët me taksa për shkak të pamundësisë për të mbledhur të ardhurat për shkak të evazionit fiskal.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha se politika e taksave duhet të jetë në funksion të rritjes ekonomike, ndërsa la të hapur mundësinë për të mbështetur idenë e rikthimit të taksës së sheshtë.
Lëvizja Socialiste për Integrim kristalizon qëndrimin kritik ndaj politikës së taksave të ndjekur nga qeveria.
Pas kreut të LSI-së, Ilir Meta, që e cilësoi jo të zgjuar vizionin e ndjekur deri tani për sistemin e taksave, është numri dy i kësaj force, Petrit Vasili, që i kërkon qeverisë të tregojë kujdes me barrën fiskale ndaj qytetarëve.
“Pa një rritje ekonomike të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, të gjithë e kanë shumë të qartë, që jo vetëm një mori problemesh të tjera të karakterit infrastrukturor, të karakterit të shërbimeve të tjera nuk mund të marrin përgjigje, por mbi të gjitha, një mori e madhe problemesh sociale delikate nuk mund të marrin përgjigje pa një rritje të qëndrueshme ekonomike. Ndaj, edhe vëmendja është që edhe çdo ndryshim eventual në politikat e taksave, duhet të matet ne efikasitetin e tyre vetëm me një tregues, prodhojnë apo jo rritje ekonomike të qëndrueshme. Sistemi i taksave me ndryshimet qofshin të mundshme që mund të propozohen të cilat janë tagër i ministrisë përkatëse, e cila siç të gjithë e dinë punon ngushtësisht e lidhur në mënyrë të vazhdueshme me FMN-në, pra me një institucion tepër autoritar e prestigjioz, do t’i japë përgjigje gjithmonë e më pozitive kësaj çështje”, u shpreh Vasili i pyetur nëse LSI do pranonte rikthimin e taksës së sheshtë e aplikuar në kohën e qeverisjes se demokratëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY