Bombolat e gazit në Shqipëri, askush nuk i kontrollon

Bombolat e gazit në Shqipëri, askush nuk i kontrollon

46
0
Shares

Përgjegjësia kryesore në rastet e shpërthimit të bombolave të gazit është e furnitorëve. Janë ata që duhet të bëjnë kontrollin dhe kolaudimin e çdo bombole. Qytetarët kanë shumë pak informacion rreth bombolave te gazit dhe nuk dinë se si të sillen në raste rreziku. 
Shpërthimi tragjik i një bombole gazi pasditen e së dielës në një pastiçeri në kryeqytet ku mbetën të plagosur 21 persona rikthehu edhe një herë në vëmendje tregtimin e tyre.
“Prej 20 vitesh në Shqipëri, mënyra e tregtimit  të bombolave të gazit është vrastare dhe askush nuk mban përgjegjësi  thotë inxhinier metalurg Qerim Ismetin. Bombolat e gazit nuk duhet të jenë pronë e qytetarëve por e  furnitorit dhe përgjegjësia u bie këtyre të fundit sipas Ismetit, pasi janë ata që duhet të bëjnë kontrollin  periodik të çdo bombole. Dhe rastet tregojnë që kontrolli nga furnitorët mungon”.
Qytetarëve u mungon informacioni rreth bombolave të gazit apo se si duhet të veprojnë në momente rreziku pasi bombolat nuk janë të pajisura me udhëzues.
Mungesa e detektorëve të gazit në ambientet publike apo biznese ku përdoret gazi, është një tjetër neglizhence qofte e qytetarëve, apo edhe e kontrollit nga ana e institucioneve përkatëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY