SHPËRTHIMI TE “DON BOSKO”/ Nën hetim pronari i lokalit, bizneset e dëmtuara...

SHPËRTHIMI TE “DON BOSKO”/ Nën hetim pronari i lokalit, bizneset e dëmtuara kërkojnë dëmshpërblim

40
0
Shares

Pas shpërthimit të së dielës, ku mbetën të plagosur 20 persona, Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet nën dyshimin se pronari i pastiçerisë nga ku u konstatua vatra e ngjarjes ka shkelur rregullat e sigurimit teknik, me pasojë rrezikimin e jetës së banorëve.
Burimet thanë se aktualisht pritet që akt-ekspertimi i policisë shkencore të vërtetojë dyshimet se si është provokuar shpërthimi i bombolës së gazit në rrugën “Don Bosko”, ndërkohë që në bazë të dëshmive të marra nga prokurorja e çështjes, Afërdita Ndoji, rezulton se pronari i pastiçerisë, Abdullah Dervishi, ka tentuar të rregullojë valvulën, çka ka sjellë edhe rrjedhjen e gazit. Më tej, situata ka dalë jashtë kontrollit.
Për grupin e hetimit, nëse akt-ekspertimi e vërteton këtë, atëherë i moshuari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ka shkelur kushtet teknike, pasi sapo konstatohet një problem me bombolën, rregullorja thotë se ai duhet të kërkonte ndihmën e distributorëve.
Nga ana e tyre, biznesmenët që u janë dëmtuar pronat nga shpërthimi i fuqishëm shprehen jashtë kamerës se ata i kishin vënë në dijeni autoritetet për rrezikun që paraqitej në pastiçeri, një herë më datë 15 qershor dhe së fundmi, më 18 korrik. Tani ata kërkojnë dëmshpërblim.
Ndërkohë, shumica e të plagosurve kanë marrë mjekimin dhe kanë lënë ambientet spitalore. Në Spitalin e Traumës mbahet në reanimacion shtetasi Kujtim Cani, ndërkohë që të tjerët janë jashtë rrezikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY