Merkel afron samitin për azilantët, do të zhvillohet në shtator

Merkel afron samitin për azilantët, do të zhvillohet në shtator

39
0
Shares

Zyra e Kancelarisë gjermane  ka njoftuar zhvillimin e parakohshëm të samitit për problemin e azilantëve. Samiti i planifikuar në tetor apo nëntor do të zhvillohet në shtator pasi përfaqësues të disa landeve federale kërkuan me këmbëngulje që samiti të mbahej më herët për shkak të gjëndjes tejet problematike në kampet e refugjatëve.
Kryeministri bavarez Horst Seehofer (CSU) tha se ky takim nuk mund të shtyhet pasi në dimër mund të jetë shumë ftohtë dhe dhe njerëzit nuk mund të strehohjen nëpër çadra.
Në samit pritet që pjesë e diskutimeve të jetë zgjerimi i listës së vendeve të sigurta të origjinës, ku do të përfshihen Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Një vit më parë, në këtë listë u përfshi Serbia, Bosnja-Hercegovina dhe Maqedonia, dhe të dhënat e Entit Federal për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) flasin për ulje të azilkërkuesve nga këto vende.
Në Gjermani  kanë shkuar në Gjermani 200 mijë azilkërkues, nga të cilët 78 mijë janë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Kërkesat e refugjatëve për azil do të kenë pak shanse për t’u pranuar, sepse ashtu siç tregon dhe BAMF, niveli i refuzimit të kërkesave të refugjatëve nga Ballkani është 99%.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY