De Biasi shpall listën anti-Francë

De Biasi shpall listën anti-Francë

40
0
Shares

Xhani De Biasi, tekniku i kombëtares kuqezi ka zyrtarizuar sot listën e 23 futbollistëve që do të grumbullohen në kuadër të miqësores me Francën, që do të luhet më 13 qershor, ora 18:00.
Tekniku De Biasi në listën e publikuar sot ka një risi të këndshme për kampionatin shqiptarë të futbollit, ku janë përzgjedhur disa nga futbollistët. Në këtë listë bien në sy disa emra të rinj siç është ftesa për Arbnor Fejzullahun, Amir Rrahmanin, Naser Alijin, Sabien Lilan dhe Afrim Takun. Në listën e publikuar nga De Biasi bëjnë pjesë 3 portierë, 7 mbrojtës, 8 mesfushor dhe 5 sulmues
Gjatë konferencës për shtyp, ku u bë publike dhe lista, De Biasi u shpreh se kjo miqësore është një mundësi e mirë për të konsoliduar skuadrën e për të provuar emrat e rinj të përzgjedhur.
Sipas tij, Shqipëria ka mundësi të mira kualifikimi në Europian, por gjithçka do të varet nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.


Lista e plotë

Portierë:

ETRIT BERISHA, ALBAN HOXHA, ORGEST SHEHI


Mbrojtës:
NASER ALIJI, ARLIND AJETI, RENATO ARAPI, LORIK CANA, ARBNOR FEJZULLAU, ELSEID HYSAJ, AMIR RRAHMANI


Mesfushorë:
MIGJEN BASHA, ERGYS KACE, ANDI LILA, SABIEN LILAJ, LEDIAN MEMUSHAJ, ODISE ROSHI, HEROLIND SHALA, AFRIM TAKU


Sulmues:
BEKIM BALAJ, SOKOL CIKALLESHI, ERMIR LENJANI, ARMANDO SADIKU, VALDET RAMA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY