Laçi fitues i Kupës së Shqipërisë, mundi në finale Kukësin 2 –...

Laçi fitues i Kupës së Shqipërisë, mundi në finale Kukësin 2 – 1

46
0
Shares

Ekipi i Laçit është fituesi i Kupës së Shqipërisë, duke mundur sonte 2-1 Kukësin në finale.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Qemal Stafa”, dhuroi emocione nga të dyja skuadrat.
Pjesa e parë mes dy skuadrave u mbyll në barazim 1-1. Një goditje dënimi e fituar nga laçianët në minutën e 28’, kthehet në një super gol nga Veliaj që goditi në mënyrë perfekte. Ndërkohë që barazimi erdhi në minutën e 45’ ku Edon Hasani, pas një goditje jashtë zonës, e dërgoi topin në krahun e majtë të portierit Vujadinoviç.
Laçianët udhëheqën pjesën e dytë me rezultatin 2-1, pas barazimit të kuksianëve në fund të pjesës së parë. Pas një pasimi të marrë në zonë nga një goditje dënimi, Xhejm arriti të kaloi laçianët në avantazh në minutën e 60, rezultat i cili nuk ndryshoi për 30 minutat e tjera.
Të dy skuadrat u ndeshën për herë të parë mes tyre në një finale të tillë. Edhe pse kjo ishte finalja e dytë për të dyja ekipet, Laçit ka arritur të shijojë njëherë fitoren ndaj Bylisit
Më herët, dyndja e tifozëve drejtë Tiranës ka sjellë edhe probleme në trafik. Tifozët e Laçit kanë bllokuar për minuta të tëra edhe autostradën që lidhet me kryeqytetin. Mes dy tifozerive thuhet se ka pasur edhe perplasje fizike në autostradë, në hyrje të kryeqytetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY