Detaje të reja nga vrasja që tronditi Shkodrën, ish-futbollisti u vra gabimisht...

Detaje të reja nga vrasja që tronditi Shkodrën, ish-futbollisti u vra gabimisht nga shoku i tij, plumbat ishin për dikë tjetër

283
0
Shares

Zbardhen detaje te reja te ngjarjes se rende te ndodhur ne Shkoder mbremjen e kaluar, ku mbeti i vdekur nje 23-vjeçar i cili u qellua me arme zjarri nga bashkmoshatari i tij. Nga sa mësohet 23 vjeçari është vrarë gabimisht nga shoku i tij.

Autori i dyshuar, Sebastian Smakaj dhe i dyshuar si bashkëpunëtor vëllai i tij Stjuart Smakaj, ka porositur mobilje për shtëpinë në një kompani në Shkodër.

Porosia e mobiljeve i ka mbërritur poshtë pallatit në lagjen Qafëhardhi dhe në atë moment autori i dyshuar ka nisur një debat për parkimin e kamionit që kishte sjellë mobiljet për shkak se ishte bllokuar rruga.

Në atë cast ka vijuar debati me shoferin e kamionit që solli mobiljet. Më pas aty ka mbërritur edhe pronari i kompanisë së mobiljeve me të cilin autori i dyshuar ka vazhduar debatin.

Më pas shtetasi Sebastian Smakaj dyshohet se ka shkuar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik kallashnikov dhe ka ardhur në drejtim të vendit ku ka debatuar. Aty dyshohet se ka nisur që të qëllojë në drejtim të pronarit të mobiljeve por gabimisht një plumb ka kapur në shpatulla shokun e tij Gledis Kraja i cili humbi jetën në spital.

Madje viktima ka qenë duke ndihmuar shokun e tij në debatin që kishte me kompaninë e mobiljeve por mbeti i vrarë gabimisht nga shoku i tij i cili ka shtënë me 14 plumba në total.

Viktima në momentin kur mbeti i plagosur është dërguar në spital nga vëllai i madh i autorit të dyshuar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe vëllait të tij.

Autori i dyshuar është kampion në sportin e arteve marciale taekwondo ndërsa viktima ka qenë ish-futbollist me ekipe të ligës amatore ndërsa ka provuar të jetë pjesë edhe e Adës së Velipojës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY