Mungesa e planit për hapjen e shkollave, PD: Çfarë do të bëhet...

Mungesa e planit për hapjen e shkollave, PD: Çfarë do të bëhet me nxënësit e 106 shkollave të shembura pas tërmetit

42
0
Shares

Partia Demokratike denoncon sot heshtjen e qeverise sa i takon planit per rifillimin e shkollave, ne kushtet kur pandemia eshte ende mes nesh.

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti shprehet se njësoj si për pandeminë, edhe plani për shkollat është imagjinar. Sipas tij, ministrja nuk na tha sesi do të bëhet mësimi online, do të bëhet në klasë apo i alternuar. Aai gjithashtu tha se masat për secilën alternativë nuk jane bere ende publike.

Gjithë kësaj paqartësie, sipas ekspertit,  i shtohet fakti se sipas deklarimit të qeverisë, kemi 106 shkolla të rrënuara plotësisht dhe ende asnjë shkollë të përfunduar. Gjendja është edhe më shqetësuese po të kemi në konsideratë faktin, se shkollat e rrënuara ndodhen në qendrat më të mëdha urbane, aty ku edhe numri i nxënësve është më i madh.

Kanë ftuar me sms mësuesit të kthehen në shkollë dhe të përgatisin mjediset për fillimin e vitit të ri shkollor, por askush nuk di asgjë çfarë do të bëhet. Ministria e Arsimit nuk ka nxjerrë asnjë udhëzim, përveç datës së fillimit të vitit të ri shkollor, për mënyrën sesi do të fillojë mësimi, online, në klasë në kushte e distancimit fizik, i alternuar!?

Aktualisht ndodhemi në vendin ku dikur ishte shkolla “Sami Frashëri”, e shembur pa asnjë procedurë transparente pas tërmetit. Largimi i nxënësve nga shkolla ka shtuar numrin e tyre në klasa.

Në Tiranë, Durrës, Vorë edhe më parë numri i nxënësve në klasë i kalonte shifrat e 38-40 nxënës. Po tani si do të operojë MInistria e Arsimit me nxënësit e shkollave që nuk janë të gatshme për t’u hapur? Sipas një llogarie të thjeshtë janë më shumë se 8 mijë nxënës që mësonin në shkollat e shkatërruara nga tërmeti. Me pandeminë, situata është rënduar edhe më shumë, për shkak se qeveria nuk ndërtoi asnjë shkollë të re”,-shprehet ai.

Gjithashtu PD i rikujton publikut dhe organeve të drejtësisë, se rrënimi i shkollave, nuk ishte vetëm pasojë e tërmetit por edhe e aferave korruptive të qeverisë dhe pushtetit lokal .

Le t’u referohemi fakteve konkrete. Shkolla “Ramazan Jangozi “, në Thumanë u inaugurua si ndërtimi ri nga themelet, në shtator të vitit 2019 dhe u rrënua në themel nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Investimi i përbashkët i Bashkisë Krujë dhe MASR, për ndërtesën e shkollës, kapte shifrën 500 mijë euro. Pyetja është: Si u shkatërrua shkolla në më pak se dy muaj.

Rast tjetër flagrant është edhe ai i shkalles “Sami Frashëri”. Z. Veliaj e promovoi në 9 gusht 2018 si modelin e shkollës së rikonstruktuar, që do të përhapej në të gjithë bashkinë e Tiranës. Në 26 nëntor 2019 ajo u bë e pabanueshme. Ku shkoi gjithë ai investim dhe mburrje e kryetarit të bashkisë së Tiranës? Ku shkuan tabletat, të cilat kushtuan qindra mijëra euro, që sipas ministres Shahini, ishin në shkollë dhe do të bëheshin aktive për nxënësit sa të përfundonte periudha e COVID-19?

Këtyre aferave të mëparshme u shtohet edhe fati se shumica e shkollave janë planifikuar të rindërtohen me PPP, duke rënduar barrën e borxheve për shqiptarët dhe duke shtuar hijet e korrupsionit në rindërtimin e shkollave.

Publiku, prindërit, nxënësit mësuesit duan të dinë nga Ministria e Arsimit dhe kryeministri në ikje Edi Rama, se: A ka një plan Ministria e Arsimit për hapjen e shkollave të arsimit para universitar; A janë marrë masat për distancimin fizik të nxënësve; A ka një zë të veçantë në buxhet për përballimin e kostos së mësimit në klasë apo edhe në distancë; A do të vihen në dispozicion të nxënësve të cilëve i kanë shkollat e rrënuara, godina të tjera etj”,-denoncoi sot Mehmeti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY