Rrezikonte mbytjen në det, policia shpëton të riun në Durrës

Rrezikonte mbytjen në det, policia shpëton të riun në Durrës

56
0
Shares

Një 25 vjeçar është shpëtuar për mrekulli këtë të premte pasi rrezikoi që të mbytej në det. Policia bën me dije se kanë qenë dy oficerë, të cilët po patrullonin në bregdet me biçikleta dhe aty kanë dëgjuar të riun që kërkonte ndihmë.

I riu nga Lushnja fatmirësisht është nxjerrë nga uji dhe pas ndihmës së parë mjekësore është jashtë rrezikut për jetë.

Sot rreth orës 12:30, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të cilët kryejnë patrullimin me biçikletë kryesisht në bregdet, në lagjen nr.1, në plazhin e Currilave, kanë dëgjuar në zë i cili kërkonte për ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë  futur në det  dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg, të shtetasit M.K., 25 vjeç, banues në Lushnje, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë. Fatmirësisht shtetasi M.K., është jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY